Skënder Rusi: Jetë e mbushur me gabime, ku jetojmë gabimisht…

skënder rusi

S’po vjen dot në botën time,
Bëra çmos të hysh në të!
Ditë e mbushur me gabime,
Hapat hedh një e nga një!

Bora e parë s’ka rënë ende,
Po ky dimër ngjan me ty!
Natë e mbushur me gabime,
Hapat hedh dy e nga dy!

Unë ju flas me heshtjen time,
Zëri im shkon përmbi re!
Jetë e mbushur me gabime,
Hapat hedh tre e nga tre!

M’u mërzit dhe puthja ime,
Nëse duhet që ta dish!
Jetë e mbushur me gabime,
Ku jetojmë gabimisht!

ObserverKult


Lexo edhe:

SKËNDER RUSI: UNË S’TË DHASHË AQ DASHURI SA DUHET

Nesër ti do të qash
Kur të jesh vetëm,
Unë do të jem ajo
Mjegulla e bardhë te dritarja!
Për të folur me ty
Duhet me patjetër
Të thyej, të paktën tre-katër xhama!

Dua të të mbuloj ty të gjithën,
Që të mos të afrohet asnjë tjetër,
Botën e tërë ne e çuditëm
Dhe s’ jemi as të rinj, as të vjetër!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SKËNDER RUSI: DUHET TË DUHEMI MË SHUMË…

Do ta kërkojmë edhe këtë moshë,
Ajo tani ka ikur,
S’ka për t’u kthyer më andej nga erdhi,
Ne jemi dy mbrëmje, dritat na janë fikur,
Dhe nuk mund ta njohim njëri-tjetrin!

Është një habi e madhe kjo që ndodh me ne,
Sikur të jemi 100 vjeçarë e ndoshta më shumë,
Nuk mund të gjesh dot në tërë këtë planet
Dashuri siç bën ti edhe unë!

Kjo është mbrëmje jo si të tjerat
Dhe nuk e di ku do më shpjerë
Ai që jetën na i ka dhënë,
S’mund të na i japë atë dy herë!

Ne të gjithë kemi mbrëmje si këto
Që fare kot na kanë ikur!
Prandaj duhet të duhemi më shumë,
t’i ndezim ato drita që na janë fikur!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult