
Natën e 1-2 prillit 2026, kalendari hënor dhe historia arkitekturore u përputhën ndërsa Hëna arriti kulmin e ndriçimit të saj mbi Taxh Mahal në Indi.
Taxh Mahal, një nga monumentet më të famshme dhe më të bukura në botë, qëndron si një testament i dashurisë së përjetshme dhe mjeshtërisë arkitekturore.
Ky mauzole i jashtëzakonshëm në Agra, Indi, u ndërtua nga Perandori Mughal Shah Jahan në kujtim të gruas së tij të dashur Mumtaz Mahal, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së tyre të katërmbëdhjetë. Një fakt interesant dhe shpesh i panjohur është kontributi i një arkitekti shqiptar në ndërtimin e këtij monumenti të mrekullueshëm. (Ky arkitekt ishte Isa Khan, i njohur edhe si Isa Khan Rumiyah.)
Ndërtimi i Taxh Mahalit nisi në vitin 1632 dhe përfundoi në vitin 1653. Taxh Mahal është një simbol i dashurisë së përjetshme dhe një dëshmi e mjeshtërisë dhe përkushtimit të artizanëve dhe arkitektëve të kohës.
Arkitektura e Taxh Mahalit është një përzierje e stileve arkitekturore islame, persiane, osmane dhe indiane. Mauzoleu është ndërtuar kryesisht nga mermeri i bardhë dhe është i zbukuruar me gurë të çmuar dhe të gjysmë-çmuar. Konstruksioni kryesor është i rrethuar nga katër minare dhe një kopsht simetrik i rregulluar në stilin e kopshtit persian.
Në shqip: B.K.
ObserverKult
Lexo edhe:






