Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar si humbje të madhe të kulturës kombëtare vdekjen e kompozitorit, Avni Mula.
“Vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij”, shkruan Thaçi në një postim në “Facebook”.
Presidenti vlerësoi kontributin e dhënë nga Mula në shumë fusha të artit.
“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare.
Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit”, theksoi presidenti.