“The Crown”, së shpejti me seri të reja

Seriali “The Crown” do të fillojë xhirimet e sezonës së saj të pestë në korrik.

Sipas disa burimeve, në serinë e pestë do të jenë në role aktorë të rinj.

Aktorja Imelda Staunton do të jetë në vend të Olivia Colman, ndërsa Elizabeth Debicki do të luajë Princeshën Diana pasi Emma Corrin luajti në serinë e katërt, transmeton ‘lapsi.al’.

Gjithashtu mendohet se Princ Charles do e luajë aktori Dominic West. Dy seritë e fundit të “The Crown” do të përfshijnë historinë e familjes mbretërore gjatë viteve 1990 deri në 2003.

LEXO EDHE: “Diana: The Musical”, shfaq jetën e princeshës së Uellsit