The Simpsons thyen rekordet…

simpsons

Simpsons nuk po largohen.

Kompania e prodhimit FOX sapo ka rinovuar kontratën e punës të familjes Springfield deri në vitin 2025.

Seriali i animuar më i cituar dhe i dashur edhe nga të rriturit vazhdon të thyejë të gjitha rekordet e jetëgjatësisë.

Përfundimi i sezonit 34, i cili është planifikuar të transmetohet në maj në Shtetet e Bashkuara, do ta shtyjë atë në episodin 750.

Sezoni 35 dhe 36 do të kalojë në mbi 800 episode.

“Tetëqind episode! As Simpsons nuk mund ta parashikonte këtë!” thotë producenti ekzekutiv Matt Selman për Entertainment Weekly.

“Sa për rekordet atëherë, nuk mund të harrojmë 35 çmimet Emmy të fituara dhe 530 milionë dollarët e mbledhura në mbarë botën kur banorët e Springfield shkuan në kinema nga ekrani i vogël me ‘The Simpsons Movie’ në 2007.”, tha ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

“THE SIMPSONS” PO REALIZOJNË DIÇKA QË NUK E KANË BËRË KURRË MË PARË (VIDEO)

Simpsons prej shumë dekadash në television kanë mbuluar shumë terren, por tashmë ato i përkasin të shkuarës.

The Simpsons duket se kanë dalë nga zona e tyre e komfortit dhe janë gati të eksplorojnë diçka të re të paprovuar më parë. Një episod plotësisht muzikor, pra një mjuzikël.

Episodi titullohet “Ylli i prapaskenës” dhe do të debutojë më 26 shtator si premierë e sezonit 33. Ky do të jetë “episodi më muzikor që kemi bërë ndonjëherë”, tha producenti ekzekutiv Matt Selman, siç raportohet nga “Entertainment weekly”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Lexo edhe:

KORONAVIRUSI I MERR JETËN SHKRIMTARIT TË NJOHUR, MARC WILMORE

Shkrimtari i “Simpsons”, Marc Wilmore ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i tij, Larry Wilmore me anë të një publikimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult