Nga hotelet e vogla butik në fshatrat franceze që prodhojnë verë, ishujt e pashfrytëzuar në Kroaci deri te peisazhet natyrore të Shqipërisë, ne kemi zgjedhur vendet që do të dëshironit t’i mbanit të fshehta!
Revista prestigjioze angleze “The Times” e ka renditur Shqipërinë mes “25 vendeve më interesante të Evropës për të qëndruar”.
Shqipëria, e vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë në Gadishullin Ballkanik ka mirëpritur një numër në rritje vizitorësh, të etur për të eksploruar kulturën dhe traditën e saj unike.
Bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, aty ku vargmalet e mëdha malore shtrihen nga veriu në jug si një shpinë e thepisur, me lumenj të kaltër që gjarpërojnë nëpër kanionet e tyre të paanë.
Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna, të njohura edhe si Alpet Shqiptare, është i domosdoshëm, ashtu siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të arritshme vetëm nëpërmjet ujit.
Alpet Shqiptare
Shqipëria rrëmben gjithmonë titujt e lajmeve për pushimet buxhetore, por më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet peizazhit të saj.
Një mënyrë për ta përqafuar atë është ky udhëtim i ri kërkues, ndonjëherë i ngadaltë, tetëditor në Bjeshkët e Nemuna.
Këtu mund të ecni ose thjesht të relaksoheni duke shijuar kuzhinën e freskët shqiptare si mish i pjekur, fasule të ziera me speca, apo peshk i freskët i shërbyer me sallata të stinës.
Pikat kryesore përfshijnë piknikun në një kasolle barinjsh, një vizitë në fshatin historik të Thethit dhe notin në ujërat e Nderlysaj.
Zona ofron hotele tradicionale butik dhe bujtina./ATSH
ObserverKult
——–
Lexo edhe:
EDI RAMA SHPËRNDAN NJË VIDEO: KJO ËSHTË SHQIPËRIA JONË E BUKUR, S’ËSHTË ZVICRA
Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe historike po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj. Por edhe vëmendjen e medieve botërore.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga veriu në jug të vendit. Ndër të tjera ai tha “kjo nuk është Zvicra. E as ndonjë vend tjetër. Kjo është Shqipëria jonë e bukur”.
“Shqipëria e bukur turistike”. Kështu ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult