“The Willoughbys” me fëmijët e vetmuar

Aventura e këndshme e animacionit “The Willoughbys”, që tashmë është e qasshme në “Netflix”, fillon më zërin e pacipë të Ricky Gervais. Ai luan një maçok djallëzor me vija, e që në dëgjim të parë aludon me maçokun “Cheshire” nga libri klasik për fëmijë “Liza në botën e çudirave”.

Maçoku, narratori i historisë, na prezanton me shtëpinë e familjes Willoughby, ku jetojnë katër fëmijë të talentuar – Tim (Will Forte), Jane (Alessia Cara) dhe binjakët e quajtur Barnaby (Seán Cullen) – që e largojnë veten nga prindërit e tyre neglizhues dhe të pakujdesshëm.

Historia vazhdon me heronjtë tanë të rinj që gjejnë një foshnjë të braktisur para shtëpisë së tyre. Fëmija u sjell një ide: Përse të mos bëhen edhe ata jetimë? Duke dizajnuar një broshurë të rreme, fëmijët dërgojnë prindërit e tyre në një pushim të rrezikshëm, që ata shpresojnë që do të përfundojë me vdekjen e tyre.

Kalojnë të papriturat që u dalin në jetë me ndihmën e një dadoje gjeniale me flokë në formë çadre, (Maya Rudolph) dhe të komandantit të adhurueshëm (Terry Crews) nga një kompani e karameleve afër./koha