Themelohet Opera e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim sot për themelimin e Operës së Kosovës si Institucion i Shërbimit Publik.

Pro këtij vendimi kanë votuar 75 deputetë dhe asnjë votë nuk ka qenë kundër, raporton Zeri.info.

Ky ishte votimi i dytë në seancën e sotme për themelimin e Operës së Kosovës, pasi në votimin e parë dështoi.