Thënie dashurie nga John Lennon: Krejt çfarë ju duhet është dashuria

lennon and his wife thënie

Më 8 dhjetor të vitit 1980 bota humbi një legjendë që vazhdon të mbetet i tillë edhe sot që kanë kaluar mbi 42 vjet nga vdekja e tij. Ish-pjesëtari i Beatles dhe njeriu i qindra betejave për më shumë të drejta civile, John Lennon u ekzekutua në New York nga Mark Chapman.

Lennon konsiderohet si një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore. Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar.

Edhe pse ai është larguar nga kjo jetë, kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas. I vlerësuar për veçantinë që solli në muzikë, i vlerësuar për emancipimin që solli me notat e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e jetës së njeriut të thjeshtë.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë, jetën dhe paqen nga John Lennon:

Jeta është ajo çfarë ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane tjera.

Krejt çfarë ju duhet është dashuria.

Ne nuk mund ta ndihmojmë secilin person, por secili person mund ta ndihmojë dikë.

Në fund gjithçka do të shkojë mirë. E nëse nuk shkon mirë, nuk është fundi.

Çfarë duhet të bëjmë është ta mbajmë shpresën gjallë. Sepse pa të fundosemi.

Çdo gjë është më e qartë kur jeni në dashuri.

Përgjigja është dashuria dhe mund të rrini të qetë. Dashuria është një lule dhe duhet lënë të rritet.

Si zakonisht, ekziston një grua e mahnitshme prapa çdo idioti.

Një ëndërr që e ëndërroni vetëm është vetëm ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku është realitet.

Arti është vetëm mënyrë për shprehjen e dhimbjes.

Bota është vetëm një vend i vogël ku të gjithë duan të na lëndojnë.

E përgatiti: A.S.- ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

41 VJET NGA VDEKJA E JOHN LENNON, MITI QË VAZHDON TË FRYMËZOJË BREZAT