ObserverKult ua sjell disa thënie frymëzuese nga Nelson Mandela:
Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Është ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë.
Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të çlirosh veten tënde nga prangat, por të jetosh duke respektuar dhe zgjeruar lirinë e të tjerëve.
Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë.
Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën.
Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket.
Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë.
Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish.
Më pëlqejnë miqtë që kanë mendje të pavarura, sepse të ndihmojnë të shohësh problemet nga të gjitha pikëvështrimet.
Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara.
Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj.
Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. I guximshëm nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e pushton atë frikë.
Nëse dëshiron paqe me armikun, atëherë duhet të punosh me armikun. Kështu do të bëhet partneri yt.
Falja liron shpirtin dhe heq frikën. Prandaj, falja është një armë e fuqishme.
ObserverKult
Lexo edhe:
Kur Nelson Mandela ishte student, një mësues i tij kishte antipati për të dhe e shprehte këtë hapur fare, pa u kursyer në batuta dhe ironi. Mbiemri i tij ishte Peters
Një ditë, ky po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjítur me mësuesin.
Ai iu drejtua: “Zoti Mandela, ju nuk e kuptoni ndoshta, por një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë”.
Mandela nuk e humbi kontrollin. Përkundrazi. Ai u përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni, profesor. Unë do të fluturoj larg tani dhe kaq”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult