Amelia Earhart ishte aviatorja e parë grua që fluturoi e vetme përreth Oqeanit Atlantik. Ndryshe quhej edhe “mbretëresha e ajrit”.
Herën e fundit që ajo u lajmërua nga qielli ishte ora 8:43 mëngjesin e vitit 1937 dhe pasi që trupi i saj nuk u gjet, ajo u shpall e vdekur përfundimisht me 5 janar të vitit 1939.
Mbetet grua që ka inspiruar gjeneratat e reja. Moto e saj ishte : Bëni gjithçka me fuqinë tuaj për të arritur ëndrrën tuaj, duke u nisur nga gjërat e vogla, deri tek guximi për të fluturuar vetëm nëpër oqeane.
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë thëniet e saja më të famshme:
Guximi është çmimi që jeta kërkon për të garantuar paqen. Ai që s’e di këtë, nuk e njeh kënaqësinë e gjërave të vogla, njeh vetëm vetminë e zymtë të frikës.
Gjëja më e vështirë është vendimi për të filluar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.
Të veprosh është mënyra më e mirë për të zbuluar çfarë funksionon e çfarë jo.
ObserverKult
Lexo edhe: