Thënie nga gra të jashtëzakonshme, për gra jo të zakonshme

Thënie frymëzuese që nga Hillary Clinton e deri te Maya Angelou, Gloria Steinem, Rihanna dhe të tjera gra kurajoze.

Të gjitha vajzave të reja që më shohin: kurrë mos dyshoni nëse jeni të zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja./ Hillary Clinton në fjalimin e saj kur humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Unë e ngre zërin—jo se dua të bërtas, por se dua që ata që nuk kanë zë të mund të dëgjohen. Ne nuk mund t’ia dalim nëse gjysmës sonë nuk ia vë veshin njeri./ Malala Yousafzai

Unë jam e rreptë, jam ambicioze dhe e di mirë çfarë dua. Nëse kështu më marrin për k*rvë, le të më marrin./ Madonna

M’u desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht./ Madeleine Albright

Sigurisht që s’e vras mendjen se mos po frikësoj ndonjë mashkull. Meshkujt që frikësohen nga unë janë pikërisht ata që nuk më interesojnë aspak./ Chimamanda Ngozi Adichie

Feminizëm nuk do të thotë që gratë të bëhen më të forta. Gratë ashtu janë, të forta. Puna është të ndryshojmë mënyrën se si bota e percepton atë forcë./ G.D. Anderson

Gratë thonë gjithmonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë burrat”, por në fakt janë burrat ata që duhet të thonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë gratë. /Gloria Steinem

Vdes të shoh një vajzë të re të shkojë e ta kapë botën për jake. Jeta është e egër. Duhet t’ia marrësh me forcë atë që do./ Maya Angelou.

Unë jam fenomenalisht femër. Femër fenomenale, kjo jam unë./ Maya Angelou

Gratë e kanë vendin kudo ku merren vendime, jo të jenë përjashtim./ Ruth Bader Ginsburg

Gruaja nuk e ka për detyrë të jetë e bukur. Nuk ia ka borxh kujt bukurinë. As të dashurit/burrit/partnerit, as kolegëve të punës, e aq më pak meshkujve të rastësishëm në rrugë. Nuk ia ka borxh as nënës së vet, as fëmijëve dhe as qytetërimit në përgjithësi. Bukuria nuk është qira që paguhet për të zënë një vend me tabelën ‘femër./Erin McKean

Si rregull, gruaja që ka zë është grua e fortë./ Melinda Gates

Ka diçka shumë të veçantë gruaja që dominon botën e një burri. Duhet hir, forcë, inteligjencë, trimëri dhe nerva të mos e pranosh kurrë ‘Jo-në’ për përgjigje./ Rihanna

Ajo çka ne, si gra, mund të arrijmë, nuk ka asnjë lloj kufiri./ Michelle Obama

Kur jep mendim një mashkull, është burrë. Kur jep mendim një grua, është k*rvë./ Bette Davis

Gjithmonë kam dashur të jem një grua fatale (femme fatale). Edhe kur isha vajzë, kurrë nuk kam dashur të jem vajzë. Kam dashur të jem grua./ Diane von Furstenberg.

Unë nuk jam e lirë përderisa ka gra që nuk janë të lira, edhe nëse prangat e saj janë shumë të ndryshme nga të miat./ Audre Lorde

Nëse nuk ka tavan, kufi kemi qiellin. Prandaj forca, mos pushoni derisa çdonjëra prej 161 milionë grave dhe vajzave në të gjithë Amerikën të ketë mundësinë që meriton./ Hillary Clinton

Feminizmi është në të mirë të të gjithëve. /Bell Hooks

Gratë janë lidere kudo që hedh sytë, që nga drejtueset e 500 kompanive më të mëdha në botë e deri tek shtëpiakja që rrit fëmijët dhe mban në këmbë shtëpinë. Vendi ynë është ndërtuar nga gra të forta dhe ne do të vazhdojmë të rrëzojmë mure dhe të sfidojmë stereotipe./ Nancy Pelosi

Sa më shumë kam folur për feminizimin, aq më shumë kam kuptuar se lufta për të drejtat e grave është kthyer shpesh në urrejtje ndaj burrave. Nëse ka ndonjë gjë që e di me siguri, është që kjo duhet të marrë fund./ Emma Watson

Fjalët kanë pushtet. Televizioni ka pushtet. Pena ima ka pushtet./Shonda Rhimes

Duhet që gratë në të gjitha nivelet, përfshirë ato në majë fare, të ndryshojnë dinamikat, t’u japin tjetër formë bisedave, të kujdesen që zëri i gruas të dëgjohet dhe jo të neglizhohet, apo të shpërfillet. /Sheryl Sandberg

E kam, apo s’e kam për detyrë, unë i kundërshtoj prezumimet për gratë. I vë në siklet ca njerëz dhe e di mirë këtë, por kjo është thjesht pjesë e përballjes me atë që unë besoj se është ende një nga punët e rëndësishme të pambaruara në historinë e njerëzimit: Fuqizimi i grave që ato të ngrihen e të jenë të zonjat e vetes./ Hillary Clinton

Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si e perceptojmë veten. Duhet të çohemi si gra e t’i marrim gjërat në dorë./ Beyoncé

Unë mendoj se modeli më i mirë për gratë janë njerëzit që janë vetvetja, ata që kanë besim te vetja, ata që i sjellin dritë botës./ Meryl Streep

Asnjë gruaje nuk i duhet thënë se ajo nuk merr dot vendime për trupin e vet. Kur na sulmojnë të drejtat e grave, duhet t’ua kthejmë me luftë. —Kamala Harris

Gratë nuk do të fshihen më. Ne nuk do të vazhdojmë të mbetemi figura të fshehura. Ne kemi emra…Ishte grua ajo që na dha Dr. Martin Luther King, Jr. Ishte grua ajo që na dha Malcolm X. Dhe sipas Biblës, ishte grua ajo që na dha Jezusin. Kurrë mos e harroni këtë./Janelle Monáe

Unë jam grua e kam mendimet, pyetjet dhe broçkullat e mia. E di unë kur jam e bukur. E di unë kur jam e fortë. Nuk e ndërtoni ju historinë time–e ndërtoj vetë./ Amy Schumer

E si përfundim, unë them se armiku nuk është buzëkuqi, por vetë faji; ne e meritojmë buzëkuqin kur e duam vetë, ashtu sikurse edhe të drejtën e fjalës; ne meritojmë të jemi seksi, apo serioze, apo çfarëdo tjetër që të na pëlqejë. Është e drejta jonë t’i hyjmë me besim revolucionit tonë./ Naomi Wolf

Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë./ Harriet Beecher Stowe

Në të ardhmen nuk do të ketë lidere gra, apo burra. Do të ketë thjesht liderë./ Sheryl Sandberg

Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë./ Hillary Clinton

ObserverKult


gratë monica belluci malena observerkult

Lexo edhe:

GRATË OSE TA DHUROJNË ZEMRËN, OSE TË ZHDUKIN NGA JETA E TYRE…

Gratë mund të ndihen komplet të thyera përbrenda, të shuara totalisht, ama të buzëqeshin sikur të mos u ketë ndodhur gjë, edhe pse ndiejnë sikur jeta u është ndarë në mijëra copëza.

Gratë e shohin perëndimin e bukur, dhe e dinë se dora më e sigurt që mund të shtrëngojnë kur dielli puth detin, është dora e tyre. Ato e dinë se dashuria për veten është e vetmja mënyrë për të mos i lejuar të tjerëve ta shuajë buzëqeshjen e tyre.

Gratë mundohen të tregohen të forta, sepse e dinë se pjesa e tyre më intime, më e ndjeshme dhe më e fshehtë, u duhet treguar vetëm atyre që dinë ta prekin zemrën me dashuri, me mirësjellje dhe ëmbëlsi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult