Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899.
Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës. Krijimet e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.
Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010.
Ja disa prej shprehjeve më të spikatura të Borgesit:
“Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës”
“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë.”
“Teksa mendoj për mitet e shumta, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve.”
“Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen.”
“Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.”
“Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyer.”
“Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale.”
ObserverKult
Lexo edhe:
JORGE LUIS BORGES: LIBRI ËSHTË ZGJATIM I KUJTESËS DHE IMAGJINATËS!
Ndër instrumentet e shumtë të njeriut, më i mahnitshmi, pa dyshim është libri. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij.
Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i pamjes; telefoni është zgjatim i zërit; kemi edhe parmendën dhe shpatën, kuptohet zgjatime të krahut.
Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe imagjinatës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult