ObserverKult ua sjell disa thënie të humanistes së njohur shqiptare, Nënë Tereza:
Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.
Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi.
Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.
Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.
Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.
Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe: