Thënie nga Simone de Beauvoir: Kur është i dashuruar, njeriu e shfaq veten ashtu siç duhet të jetë përherë…

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe, aktiviste politike…

Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908 ndërsa vdiq më 14 prill të vitit 1986, pra 37 vite më parë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares franceze, Simone de Beauvoir:

Kur është i dashuruar, njeriu e shfaq veten ashtu siç duhet të jetë përherë.

Çdo shtypje shkakton një gjendje lufte.

Të duash të jesh i lirë do të thotë të duash që edhe të tjerët të jenë të lirë.

Është dëshira që e cakton të dëshirueshmen, është projekti që e cakton fundin.

Njerëzit miqësohen më lehtë me palumturinë se me lumturinë.

Bujaria e vërtetë është kur jep krejt vetveten e prapëseprapë nuk të duket se ke bërë kushedi se çfarë.

Nuk ndryshon jeta jonë pa ndryshuar ne.

Në çdo lot gëlon një shpresë.

Nëse jeton mjaft gjatë, do të shohësh se çdo fitore kthehet në humbje.

Ka përgjigje për të cilat nuk do të gjeja forcë t’i dëgjoja, prandaj evitoj të pyes.

Lumturi është të jetosh si gjithë të tjerët dhe të jesh si askush tjetër.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR HERË TË PARË TË LUTEM: MË MBAJ NË ZEMËR, OSE MË DËBO…

Letra e Simone De Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren…

E enjte mbrëma, 30 tetor 1951

Nelson, dashuria ime e vërtetë,

Jam tmerrësisht e lodhur, por nuk mund të shkoj të fle pa të shkruar. Ishte shumë e vështirë të largohesha, një orë e gjysmë pasi ndjeva se të interesoja ende; është shumë e hidhur të mendosh se mund t’ia kisha dalë të qëndroja edhe më gjatë, nëse do të kisha menduar se ty të interesoja akoma.

Duhet të flas me ty; sonte, është e vetmja lloj qetësie që mund të ëndërroj. Qava gjatë gjithë udhëtimit me tren, me taksi dhe gjatë fluturimit me avion flisja me ty dhe mos u tremb aq shumë nëse qaj.

Në “hyrjen” që më bëre të lexoj dje, Tomas Man thotë se përpara çdo krize, Dostojevski kishte disa sekonda lumturie, që vlenin dhjetë vjet jetë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult