Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta nga këngëtarja e mirënjohur botërore, Taylor Swift.
“Mos i beso asnjëherë ata që të thonë se nuk e meriton atë që ke”.
“Njerëzit do të gjykojnë gjithsesi, ndaj bën mirë të bësh çfarë ke dëshirë të bësh”.
“Pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, jini të mirë me njerëzit. Të jesh i mirë me njerëzit është një gjurmë e mrekullueshme për ta lënë pas.”
“Të gjithë e hasin një moment në jetën e tyre kur gjenden në udhëkryqe të vështira dhe mundohen të gjejnë plot mënyra se si t’ia dalin mbanë. Mënyra se si i kam kaluar unë situata të tilla, ishte të përkushtohesha plotësisht në muzikë.”
“Fjalët mund ta thyejnë dikë në një milion copa, por gjithashtu mund t’i bashkojnë pjesëzat përsëri. Shpresoj që t’i përdorni për mirë fjalët tuaja. Sepse të vetmet fjalë për të cilat do të pendoheni më shumë se ato që nuk do i thoni, janë ato që përdorni për të lënduar qëllimisht dikë”, transmeton ‘bota.al’.
“Mësimi që kam mësuar më shumë në jetë, është se gjithmonë do të dish më shumë në të ardhmen nga sa di tani.”
“Dhe kur dikush ju kërkon falje vazhdimisht për gjërat që nuk ndalon së i bëri, mendoj se është e kotë të vazhdosh ta besosh atë. Mundet edhe t’ia thuash hapur se nuk e fal dhe të largohesh”.
“Të heqësh dorë nuk do të thotë gjithmonë se je i dobët, ndonjëherë je mjaft i fortë sa t’i lësh gjërat të vazhdojnë”.
“Beso në atë që bën. Beso tek gabimet e tua dhe rritu prej tyre”.
“Nuk mund të kesh një të nesërme të bukur, nëse vazhdon të mendosh për të djeshmen”.
—————————————–
LEXO EDHE: KHALED HOSSEINI: TI THUA SE NDJEVE NJË PRANI, POR UNË NDJEVA VETËM NJË MUNGESË…
“Mësova se bota nuk e shihte brendësinë tënde, se nuk i interesonin aspak shpresat, ëndrrat dhe mërzitjet e tua. Që shtrihen të maskuara nga lëkura dhe kocka. Ishte po aq e thjeshtë, aq absurde dhe aq mizore”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU