Njeriu i fortë vuan pa u ankuar, njeriu i dobët ankohet pa vuajtur

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Dhuna nuk është forcë, por dobësi; dhe s’mund të krijojë asgjë tjetër përveçse shkatërrim./ Benedetto Croce

Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve./ Mahatma Gandhi

Njeriu i fortë vuan pa u ankuar, njeriu i dobët ankohet pa vuajtur. /Ruggiero Bonghi

Vetëm qetësia është madhështi, çdo gjë tjetër është dobësi./ Alfred de Vigny

Lotët janë një luks që vetëm më të dobëtit mund t’ia lejonë vetes./ Alessandro D’Avenia

Një zemër e dobët nuk e bën kurrë për vete një femër të bukur./ Miguel de Cervantes

Dashuria është vetëm një dobësi, nëse nuk gërshetohet me ambicie./ William Congreve

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen

Federico García Lorca

ObserverKult ua sjell disa nga thënie të poetit spanjoll, Federiko Garsia Lorka:

“Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”.

“Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente: arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i lartë i jetesës. Me pak fjalë: gjeometria dhe ankthi”.

“E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

PETRO MARKO: Ç’JEMI NE? SHQIPTARË! PO PSE E HUMBËM GJUHËN?

Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshërit dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?

Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU