ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Nëse nuk arrin çfarë dëshiron, kjo është shenja që nuk e dëshiron mjaftueshëm./ Rudyard Kipling
Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër./ Hermann Hesse
Suksesi është të arrish atë që dëshiron. Lumturia është të vlerësosh atë që arrin./ Dale Carnegie
Suksesi konsiderohet më i ëmbël nga ai që s’e ka arritur kurrë./ Emily Dickinson
Nuk ka gjë më poshtëruese sesa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam./ Gustave Flaubert
Atë që mendja njerëzore mund ta perceptojë dhe besojë, mund ta arrijë./ Napoleon Hill
Për shpirtin, nuk ka asgjë më të arritshme se pafundësinë./ Novalis
Arritja e njeriut është në të menduar, jo në të vepruar. Çdo idiot mund të veprojë./ Friedrich Durrenmatt
Në jetë gjërat që dëshirojmë kanë të veçantë mbërritjen tepër vonë./ Isaac Bashevis Singer
Sa më lart të ngjitesh, aq më i vogël do t’u dukesh syve ziliqar./ Friedrich Nietzsche
Kush është i padurueshëm prish çdo gjë pa arritur asgjë të madhe./ Yamamoto Tsunetomo
Të besosh është një gjë e bukur, por të realizosh gjërat në të cilat beson është një provë force./ Khalil Gibran
Ka mënyra e mënyra për të mbërritur. Më e mira është të mos nisesh./ Ennio Flaiano
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: KUJDES, DY HERË MOS I BESONI ASKUJT…
ObserverKult ua sjell disa nga thënie të Gabriel Garcia Marquez:
Ndoshta Zoti do që t’i të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.
Mos u mundo kot! Gjërat më të mira ndodhin kur më pak i pret…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU