Thënie për dashurinë: Kur jam me ty, e harroj kohën dhe stinët me ndërrimet e tyre…

dashtë ...

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Çfarë do të ishte njerëzimi, zotërinj, pa gruan? Do të ishte, zotëri, tmerrësisht i mangët. (Mark Twain)

Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë. (Ph. Sidney)

Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz)

Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç. (La Fontaine)

Të mos mendojmë për të nesërmen, por ta gëzojmë këtë çast kalimtar të jetës. (Omar Kyyam)

Dashuria dhe kolla nuk mund të mbahen fshehur. (Ovidi)

Dashuria na vështron jo me sy, por me shpirt… (Shakespeare)

Dashuria nuk mund të përkufizohet! (Giacomo Casanova)

Çfarë është kënaqësia, nëse nuk është një dhimbje jashtëzakonisht e ëmbël? (Heinrich Heine)

Që dashuria është gjithçka, është e vetmja gjë që dimë për dashurinë. (Emily Dickinson)

Ata që jetojnë nga dashuria, jetojnë përgjithmonë. (Emile Verhaeren)

Kur jam me ty, e harroj kohën dhe stinët me ndërrimet e tyre: të gjitha më pëlqejnë njëlloj. (Milton)

ObserverKult