Thënie për të mos u humbur nga Malkolm X

Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, nënshtroju ligjit, respekto secilin; por nëse ndokush vë dorë mbi ty, dërgoje tek varrezat.

Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.

Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.

Askush nuk mund t’ua jap lirinë. Askush nuk mund t’ua jap barazinë ose drejtësinë ose çfarëdo qoftë. Nëse je burrë, merre vet.

Nëse nuk ke asnjë kritik nuk do të kesh asnjë sukses.

Unë as nuk e quaj dhunë kur është në vetëmbrojtje; E quaj inteligjencë.

Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.

E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.

Nëse nuk je gati për të vdekur për të, largoje fjalën “liri” nga fjalori yt.

Amerika është vendi i parë… që në të vërtetë mund të ketë revolucion pa gjak.

Historia nuk është urrejtje.

Edukimi është pasaporta ynë për të ardhmen.

Nganjëherë duhesh kapur pushkën për të lëshuar pushkën.

Njerëzit nuk e kuptojnë si e tërë jeta e njeriut mund të ndryshohet nga vetëm një libër.

Nuk mund të e ndash paqen prej lirisë meqë askush nuk mund të jetojë në paqe përveç nëse e ka lirinë.

Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.

Të ngecurit nuk është dështim.

Amerika në tërësinë e vetë është izoluese dhe raciste. Është më e mbuluar në veri, por është njëjtë.

ObserverKult