ObserverKult ua sjell disa thënie për vdekjen nga autorë të ndryshëm:
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë./ William Shakespeare
Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. / Luigi Pirandello
Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. / George Eliot
Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. / Martin Luther King, Jr.
Jeta është e rëndë. Pastaj ti vdes. Pastaj ata të hedhin baltë fytyrës. Pastaj të hanë krimbat. Jini mirënjohës që ndodh në këtë renditje. / David Gerrold
Kur të vdesësh, ke vdekur. Kaq. / Marlene Dietrich
Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e saj. / Haruki Murakami
Nuk frikohem nga vdekja; vetëm nuk dua të jem aty kur të ndodhë. / Woody Allen
Vdekja ka qindra duar dhe ecën nëpër mijëra rrugë. /T.S. Eliot
Vdekja është udhëtimi i fundit, më i gjati dhe më i miri. /Tom Wolfe
Vdekja nuk është asgjë më shumë se një ndryshim i misionit. /Leo Tolstoy
Vdekja, me fuqinë e një rreze dielli, prek mishin dhe zgjon shpirtin. /Robert Browning
Vdekja është pjesa esenciale e funksionimit të suksesshëm të jetës. / Isaac Asimov
Kam parë disa të vdesin nga uria; nga të ngrënit, qindra mijëra. / Benjamin Franklin
Me fundin e mbramë të jetës nuk ka të drejtë me u tallë kurrkush. /At Zef Pllumi
Për të duruar jetën, ji i gatshëm për vdekjen./Sigmund Freud
Vdekja është një gjumë pa ëndrra./Napoleoni
Ai që nuk di të vdesë për vargjet e tij, nuk është i denjë për një puthje. /Theodor Körner
Kushdo që i mëson një njeriu se si të vdesë, i mëson se si të jetojë./Michel de Montaigne
Vetëm gabimi është jetë, dituria është vdekje./Friedrich Schiller
E vetmja gjë që na vjen me siguri është vdekja. /Gabriel Garcia Marquez
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE DASHURIE NGA JOHN LENNON: KREJT ÇFARË JU DUHET ËSHTË DASHURIA
Më 8 dhjetor të vitit 1980 bota humbi një legjendë që vazhdon të mbetet i tillë edhe sot që kanë kaluar mbi 42 vjet nga vdekja e tij. Ish-pjesëtari i Beatles dhe njeriu i qindra betejave për më shumë të drejta civile, John Lennon u ekzekutua në New York nga Mark Chapman.
Lennon konsiderohet si një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore. Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult