Thënie të njohura nga Dostojevski: Sa do të doja të flisja me një njeri të gjitha ato që i flas kur jam vetëm…

Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX.

Ai u lind më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Në moshën 15-vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit.

Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.

Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Ai ka shkruar veprat e njohura si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880).

Dostojevski u nda nga jeta më 9 shkurt të vitit 1881 në moshën 59-vjeçare.

Në vazhdim ju sjellim disa thënie të këtij kolosi të letërsisë botërore:

1. Një njeri mund të jetë intelegjent, por për të vepruar në mënyrë të zgjuar vetëm intelegjenca nuk mjafton.

2. Njeriu vdes atëherë kur nuk ka ndonjë qëllim në jetë.

3. Kur ndalon së lexuari libra, pushon së jetuari.

4. Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur.

5. Nuk e gjen lirinë duke e kufizuar veten, por duke e kontrolluar atë.

6. Sa do të doja të flisja me një njeri të gjitha ato që i flas kur jam vetëm. A thua ekziston një i tillë të më dëgjoj pa më gjykuar?

7. Ti duhet ta duash jetën më shumë se vetë kuptimi i saj.

8. Është e mahnitshme se çfarë efekti lë një rreze dielli në shpirtin tënd.

9. Nuk të duhet punë e madhe ta shkatërrosh një njeri! Ajo që e vret atë dhe e shkatërron është ta bindësh se puna e tij nuk ka rëndësi dhe është e padobishme.

10. Mos e mbushni kokën tuaj me ofendimet që keni marrë, sepse e ngushtoni trurin tuaj dhe nuk keni mundësi ta mbushni atë me gjëra të mira.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Dostojevski

Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: TË QESHURIT IA BËN MË TË THEKSUAR VULGARITETIN NJERIUT, I THEKSOHET DIÇKA POSHTËRUESE…