Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë vjen në Mitrovicë

muzeu

Të dielën në ora: 20:00, në Muzeun e Mitrovicës, artistet Dina e Mel vijnë me albumin “Bërbili” duke sjellë muzikën arbëreshe nga Zara e Kroacisë. Këngë autentike për dashurinë, natyrën dhe nostalgjinë për vendlindjen.

Dina dhe Mel interpretojnë me guxim këtë trashëgimi, duke shfrytëzuar njohuritë e tyre muzikore dhe fragmentet historike të Zadarit. Bashkëvendësit krijuan gjuhën e tyre unike.

Albumi “Bërbili” shkon përtej Ballkanit Lindor, dhe shkrin elementë të muzikës në mënyra të papritura, duke u kombinuar me muzikë klasike, traditën italiane, botërore dhe dashurinë për fado dhe bossa nova.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të programit “Aktivitete Kulturore dhe Sportive për Mërgimtar” nga DKRS- Mitrovicë.

ObserverKult