“Ti m’ke braktisë, kjofshin haram ndjenjat e mija”, dëgjojeni të kënduar nga Frederik Ndoci

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Kur gjethet bien në vjeshtë”, kënduar nga artisti i madh shkodran Frederik Ndoci.
Kjo këngë e bukur u këndua së pari nga Rudolf Stambolla, në vitin e largët 1948.

Muzika: Leonard Deda
Teksti: Odhise Grillo

Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë
Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në kallnur
Po rrjedh kjo kanga jeme ankuse si dikur.

Ti m’ke braktisë, kjofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, t’lindi n’zemër pabesia,
Ke me u pendue, por at’her ka me ken’ vonë
dhe tuj lotue do t’bij ndermen dashnia jonë.

T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion
Dhe fjaltë e tua nga hera kjo zemër si harron
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe
At’her kam me besue se sa e pabesë ti je.

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.

Janë vyshk lulet e vjeshtës nuk kan’ ma hijeshi,
Janë tha n’qoshe t’penxheres, të mjerat në saksi
As lot nuk kam t’i ngjalli, m’janë shterrë lot e rinisë
Veç kur më merr mu malli, i kendoj bash dashunisë.

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.

Për ta dëgjuar këngën kliko KETU

ObserverKult


Kliko edhe:

DËGJOJINI DY KËNGË TË BUKURA SHQIPE NGA ANJEZA & ERANDA: “TA FALA ZEMRËN TIME” DHE “MË DHE DRITË NGA SYRI YT” (TEKSTET DHE VIDEOT)