Timo Flloko: Eja, ti, mos më harro…

timo flloko
Timo Flloko

Poezi nga Timo Flloko

Ndonjëherë nuk mundem të jetoj pa ty,
Ndonjëherë unë vuaj se kam mall,
Ndonjëherë në heshtje, në melankoli,
Si imazh, ti më vjen, diku nga larg…
Ndonjëherë më duket se gjithçka mbaroi,
Zotit lart i lutem të më falë…
Përsëri të dua, dhe tani pa ty,
Ndjehem bosh dhe në shpirt kam ankth…

Unë të ndjej, të shoh ty nëpër ëndrra për çdo natë,
Më mungon dhe nuk e di, a do t’duash,ti, të kthehesh prapë…!
Nuk do të ndieja më vetmi, po të jem me ty këtë natë,
Do të pres, por kam frikë se ti je larg.

Ndonjëherë, i dashur, të harroj unë ty,
Pafundësisht vetmia s’mund të zgjas,
Një romancë papritur, tundim në shpirt,
Më rrëmben…dhe s’jam e jotja atë çast…!
Oh, sa më trishton,
Dimër, verë, pranverë e vjeshtë s’ka më për ne të dy,
Eja, ti, mos më harro, unë pa ty nuk ekzistoj!

Unë të ndiej, të shoh ty nëpër ëndrra për çdo natë,
Një pasion, një rastësi, nuk është ndoshta një gabim fatal,
Çfar ndien zemra në thellësi, s’krahasohet me një natë,
Ndonjëherë kur dashuron, më tepër fal…!
Një gabim në dashuri, nuk është fatal!…
Ah, sa herë, në heshtje, në melankoli,
Si imazh, ti më vjen, diku nga larg.

*Titulli i origjinalit: “Ndonjëherë”

—————————————————————————————————

LEXO EDHE:

Timo Flloko: Zotit iu luta kur mbeta pa ty…

Zotit iu luta kur mbeta pa ty,
Ish natë në Nju Jork, me shi …

U enda s’di se sa periferisë,
Urës së Bruklinit, në zgrip të vetmisë!

(Si ta përcjell natën,
Pa ty në Manhatan?!)

Të humba ty, tani s’kam ç’pres,
Në Rrugën 42-Avenju V-së!

Në hon të humbjes, këtë fund vjeshte,
Vuajtja ma ka ngulur heshtën!

Një person e pëson…dashuria tretet,
S’është e përjetshme, thonë poetët!
(Në fakt, pa dhimbje ç’vlen të mbetet…!)

Mëngjesi gdhin i mugët…idhnak,
Endem në Broduej si endacak:

E gdhiva natën,
Pa ty, në Manhatan.