Flas me hënën… i vetëm,
të kam pritur sa net,
m’i trego ti gjithë të fshehtat,
por, ajo vetëm hesht!…
Ma verbove ti natën
dhe u trete ngadalë…
m’i rrëmbeve të gjithë ëndrrat,
dhe zhgënjimin e le pas.
Një rreze nga larg , më prek… drithërij…
në botë erdhi hëna e plotë me magji!
E shtangur njerzia e sheh me zili
tek endet e praruar atje në pafundësi?!…
Endet e praruar!
S’e di, s’e kuptoj, çfarë ndodh në këtë jetë,
dashuron vallë njeriu,a jeton përmbi retë?!…
Mos luaj me hënën, ajo të gënjen,
vetëm gjysmën e saj ta falë,
dhe tjetrën ta fsheh!
Ta fsheh, nuk ta falë,
dhe prap luan…
ajo të gënjen!
Flas me hënën… i vetëm,
sa here ty s’të shoh,
nuk ndrin lart në qiell
me jep ti sa dhimbje
trishtimin më sjell…
ObserverKult
Kliko edhe:
KLODIAN KOJASHI: UNË VETËM DESHTA ME T’PYTË…
Kliko edhe:
ROVENA LULE FLET HAPUR: AKTORËT JANË TË DETYRUAR TË BËJNË KOMPROMISE PËR HIR TË TË ARDHURAVE
Aktorja e njohur, Rovena Lule ka deklaruar se aktorët janë të detyruar të bëjnë kompromise për hir të të ardhurave.
Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo u shpreh se cilësia nuk duhet të humbi, pavarësisht se publiku ka nevojë të argëtohet.
Sipas Lules, aktorët duhet ta edukojnë publikun të shohë të shfaqje cilësore si drama, ashtu dhe komedi.
“Të gjithë kanë nevojë të punojnë dhe jetojnë. Ne kemi zgjedhur të jemi në këtë profesion, pavarësisht se është shumë i vështirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër përveç këtij, asnjë punë tjetër.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult