Timo Flloko flet për censurën në diktaturë, ja çka përjetoi

Timo Flloko

Aktori Timo Flloko ka folur në lidhje me periudhën e komunizmit dhe situatat që ndodhnin në atë kohë.

“Filmi “Festa e madhe” ishte një dalje nga kornizat. Për herë të parë xhirohej një film me ekran të gjerë dhe më ngjyra. Censura bëri punën e vet, u konsiderua si film modernist. Më tha dikush: “Festa e madhe” shkoi në kosh! Çfarë kishte të veçantë?

Ca bluza kishin ardhur nga dërgesat amerikane, unë isha me një aparat fotografik dhe me baseta.

Kur e kemi parë pas disa kohësh, më thotë Pirro Milkani: “Shiko!”. Dhe unë s’u besoja syve, pas këtij filmi u qethën të gjithë shqiptarët se në atë kohë ishte normale të kishe baseta, por pas Plenumit të Katërt famëkeq të Komitetit Qendror, po të nxirrej film me baseta në atë kohë, kush e di ç’mund të kishte ndodhur. Asnjë aktori s’i del e keqja me censurën.

Censura është si një grua xheloze, të hiqte gjithçka. Mua më ka ndodhur që kam marrë role, të cilat pastaj kur i preku censura kam thënë: pikërisht për atë skenë që hoqën, e mora. Kështu ka ndodhur me “Ballë për ballë”, ku kisha rolin e një inxhinieri rus, që është shkruar me mjeshtëri nga Kadare, por gjysmën e monologut e prenë”, tha Flloko kohë më parë, transmeton ‘revista ai’.


“Pse e hoqët, i thashë, më shkatërruat monologun, është e tmerrshme. Ashtu është, më thanë, por kënaqu se mund ta kishin hequr fare. Te “Malet me blerim mbuluar”, Anagnosti ka hequr një episod të tërë kur ecnim, por sepse nuk ishte realizuar teknikisht. Por kur ta priste censura, vinte një komisar dhe thoshte që të hiqet kjo. Në çdo film ndodhte kjo.

Ka ndodhur dhe te Kanan Tafili në fillim dhe kur e pashë, i gjithë skenari kishte ndryshuar. Nuk e luaj, u thashë, por me thanë se janë marrë të gjitha masat kështu që do paguaja kostumet, sipas asaj që më thanë ata të administratës”.

“Aty ishte futur një rol tjetër që luante Petrika Gjezi, që e luante mirë, por ishte futur komisari, nga njëra anë Kanani që ishte komandanti dhe njeriu i aksionit, nga ana tjetër u fut roli i komisari. Çdo gjë bëhej e dubluar. Kjo gjë u bë dhe te Çerçiz Topulli. Nga njëra anë Çerçizi nga ana tjetër Mihal Grameno, të dy figura të shquara. Thellë-thellë censura druhej që asnjë figurë e karakterit historik dhe mitologjik të mos konkurronte figurën e udhëheqësit, kjo është qesharake”, – shtoi ai.

ObserverKult

Lexo edhe:

KY ËSHTË AKTORI SHQIPTAR QË NDËRROI JETË NË MES TË SKENËS… TË GJITHË MENDUAN…