Timo Flloko i dedikon disa vargje Vera Grabockës: Dashuria e jetës sime…

Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditën e saj të lindjes. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar sot ajo, më i veçanti urim është padyshim nga aktori Timo Flloko, bashkëshorti i saj.

Regjisorja Grabocka ka publikuar së fundmi në Instagram poezinë që bashkëshorti i saj, Timo i ka dedikuar në këtë ditëlindje.

Përkrah postimit Vera ka publikuar foto shumë të bukura krah Timos, një prej të cilave është bardhë e zi e realizuar vite më parë.

 “21 Mars, ekuinoks Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij te ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.   

Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.
Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës sime!”, shkruhej në postim.

ObserverKult


timo flloko

Lexo edhe:

“VETËM DASHURIA MBETET”, THOTË TIMO FLLOKO. NDIQENI VIDEON!

Regjisorja e njohur Vera Grabocka ka ndarë në profilin e saj në Instagram një video të bashkëshortit, aktorit Timo Flloko, teksa interpreton një poezi dashurie.

Postimi i Vera Grabockës:

“VETËM DASHURIA MBETET! E pyeta Timon, pse e do këtë poezi? Se i kushtohet epërsisë së dashurisë në jetë!
Si, e pyeta? Më tha: “Homeri, ati i letërsisë, e shpie Odiseun ngado, por ai kthehet në Itakë, dashuria e kthen..” se dashuria mbetet..”,

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult