Timo Flloko në prezencë të Ismail Kadaresë interpreton poezinë “Mall” (Video)

Aktori i njohur Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare ku kanë ndarë edhe një moment të bukur mes tyre.

Ata të dy shfaqen në një kafene në Tiranë dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”.

Ndërkohë shkrimtari e dëgjon me vëmendje interpretimin e tij

Poezia “Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq
Të gjallët janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

ObserverKult


timo

Lexo edhe:

VIDEO/ MOMENTI EMOCIONUES KUR TIMO FLLOKO RECITON PËRBALLË KADARESË,”CA PIKA SHIU RANË MBI QELQ”

Ismail Kadare dhe aktori i njohur Timo Flloko kanë zgjedhur që në rrezet e diellit të shijojnë një kafe së bashku, ku padyshim nuk ka munguar as letërsia.

Në një moment, aktori ka recituar plot ndjenjë një pjesë nga poezia himn e Kadaresë, e titulluar “Mall”, të cilën të gjithë e njohin si “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë çast emocionues, e ka ndarë në rrjetet sociale, botuesi Bujar Hudhri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult