Timo Flloko: Pse ke frikë ti zemra ime…

ylli im timo flloko poezi

Në krahët e mi unë të pushtoj,
Nga frikë e vdekjes të të mbroj.
Ti je ajo, nuk e kupton:
Se ekziston, unë ekzistoj?

Më mungon enigma ime,
Ti si qielli pamjet ndërron,
Brengën që ta fshehin sytë,
Vetëm unë e dalloj…

Pse ke frikë ti zemra ime,
Çfarë të tremb, çfarë të mundon,
Ti je ajo, nuk e kupton,
Se ekziston, unë ekzistoj!