Timo Flloko rikthehet në ekran: Nostalgji për emrat e mëdhenj, i mungojnë kinemasë shqiptare sot

ylli im timo flloko poezi

E shkuara në Shqipëri si dhe marrëdhëniet personale po aq edhe të ndërlikuara mes njerëzve, sistemeve dhe atyre që vendosin të emigrojnë, janë në zemër të filmit të regjisores franko-shqiptare Liri Begeja. Fimi u shfaq në Kinema “Millennium” 30-vite pas realizimit të tij me iniciativën e aktorit Timo Flloko.

Flloko thotë se ky film e kthen pas në kohe dhe e bën nostalgjik, për aktorët e mëdhenj të cilët i mungojnë kinemasë shqiptare sot.

Padyshim, filmi ka nota biografike të regjisores, pasi familja e saj emigroi në Francë.

Aktori kujton se me këtë film u takuan edhe me tokën e ndaluar.

Timo Flloko i ka dhënë frymë shumë personazheve, në filma, veçon filmin ”Vdekja e kalit”, si i pari prodhim kinematografik pa censurë.

Kujton se censura ishte e ashpër ndaj filmit. Por edhe në kushtet kur kinemaja u përdor si propagandë, ai thotë se ka vlera, të cilat nuk duhen mohuar. Ai është racional, tregon edhe teprit, por nuk është penduar as dje dhe as sot që ka jetësuar heronj.

Filmi “Larg Barbarëve”, edhe pas 30 vitesh, përcolli emocione duke evokuar një moment historik të ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, për pasojë dhe eksodin masiv pas rënies së diktaturës komuniste.

“Larg nga barbarët” u nderua me çmim në Festivalin e Kajros 1994./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“E KISHA ËNDËRR TA TAKOJA DHE TË BËJA FOTO ME TË”, TIMO FLLOKO RRËFEN BISEDAT ME BEKIM FEHMIUN: DONTE TË LUANTE ROLIN E SKËNDERBEUT, POR…

Nga Timo Flloko

Los Anxhelesi është thuajse në anën tjetër të botës, nëntë orë larg Shqipërisë dhe Kosovës. Kur lind dielli këtu atje në Kaliforni perëndon. Mëngjesi i asaj të marte (të këqijat shpesh sipas një fiksimi bestyt, ngjasin të martave..), ishte i mugët, kishte diçka brerëse në heshtjen e zbrazët dhe ngathtësinë e asaj fillimdite…(!) Hapa internetin. … O Zot! Mora ç’pritej dhe më keq: “Bekim Fehmiu passed away!”

Lajm i papritur, tronditës! “Aktori i famshëm Bekim Fehmiu (74) kryen vetëvrasje, ditën e martë datë 15 qershor 2010. Kjo ndodh rreth orës 15:30 në apartamentin e tij, në rrugën ‘Stanislav Smarçeviç’ nr.5, në lagjen ‘Zvezdara’, në Beograd. Kështu shkruhej në njoftim. I ka shtënë vetes me pistoletë… cili është shkaku, që e shtyu heroin e famshëm të filmit kult “Mbledhësi i puplave” të kryente vetëvrasje. Kjo për momentin nuk dihet.. Kishte humbur ndoshta shpresat për jetë, me përjetimin e një gjendjeje sfilitëse depresive…”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult