Artan Shkreli, aktivisti dhe arkitekti i njohur shqiptar, na ka njohur kohë më parë me historinë e Giovanni Mancinit, një piktor italian i cili vendosi ta krijonte jetën e tij në Shqipëri.
Prezantimi i Mancinit vjen nëpërmjet një peisazhi të Tiranës në 1942-shin, të cilin Shkreli ka vendosur ta ndajë me miqtë e tij në ‘Facebook’.
Në sfond është kisha ortodokse dhe një pazar i vogël buzë rrugës që na njeh me Tiranën e shumë viteve më parë.
Giovanni Mancini vendosi te ndërtojë jetën e tij në Shqipëri ku bleu edhe prona e krijoi familje, duke u martuar me korçaren Polena Vangjeli.
Postimi i plotë i Shkrelit dhe historia e Mancinit
P E I S A Z H . I . T I R A N E S
…
me kishen ortodokse ne sfond
(nga Giovanni Mancini, 1942 – ruhet ne GKA)
Mancini, nje piktor tashme i vleresuar pozitivisht nga kritika italiane, ishte nder ata qe ne periudhen mes dy luftrave vendosi te ndertoje jeten e tij ne Shqiperi ku bleu edhe prona e krijoi familje, duke u martuar me korçaren Polena Vangjeli.
Ushtroi me pasion artin e piktures dhe hapi nder te tjera edhe nje ekspozite me dyzeteca punime me motive shqiptare ne Teatrin “Savoia” ne Tirane.
Lufta e goditi veçanerisht rende, si shume te tjere, duke i shkaktuar gjate nje bombardimi ajror nga aleatet, humbjen e gruas, vajzen e vogel disamuajshe dhe shtepine. Arrestohet me pas nga SS gjermane, ne kuader te grumbullimit te italianeve pas kapitullimit, dhe permes nje kalvari te rrezikshem neper kampet e Bullgarise, Hungarise, Austrise e Gjermanise, kthehet pas luftes ne Itali ku do ngryste ekzistencen e tij.