Tirana International Film Festival, shpallen fituesit

“Identifying Features” nga Fernanda Valadez u shpall fitues i eventit “Tirana International Film Festival” që u mbajt për rreth një javë në Tiranë, një film jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili portretizon një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona i cili nxjerr në pah për herë të parë një regjisore femër.

Ndërkohë çmimin “Regjisori më i mirë” e fitoi filmi “A Fish Swimming Upside Down” nga Eliza Petkova (Gjermani). Ndërsa çmimin “Skenari më i Mirë” e fitoi “The Exam” nga Shawkat Amin Korki (Gjermani).

Filmi më i mirë shqiptar u shpall “Disco Funeral” nga Benart Laze, ndërsa u ndanë dhe mjaft çmime të tjera në kategori të ndryshme.

Artdashësit kryeqytetas dhe jo vetëm ndoqën me interes 110 filmat e shfaqur në programet speciale.

Festivali u mbyll me premierën kombëtare të filmit ‘Looking for Venera’ nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Edicioni i 19-të ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards.

Nga 40 vende të Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës se Veriut 558 filma. Nga 8 vende të Amerikës se Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma. Nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Rreth 40 regjisorë dhe producentë prezantuan filmat e tyre në Tiranë. 112 filma ishin në ‘competition’ në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition). Short, Live Action, Animation, Student, që janë Oscar qualifying, Documentary (all lengths). Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.

Këtë vit TIFF kishte 4 juri ndërkombëtare, të cilat dhanë çmimet me prezencën e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare, si: Mohamed Siam (Francë) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore.

Si dhe të dy anëtarëve të “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” SHBA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Muresanu (Rumani), fitues “European Film Award 2020”.

Në juri ishin edhe Giovanni Robbiano (Itali), Sandra Kawar (Jordani), Simeon Ventsislavov (Bullgari), Alessandra Pastore (Itali), Nazl? Eda Noyan (Turqi). Maria Di Razza (Itali), Predrag Bambic (Serbi), Ismet Sijarina (Kosovë). Jean Paul Pauwels (Belgjikë), Barbara Gasser (Austri), Jen Alvares (USA), Sehad Cekic (Mal i Zi), Ben Apolloni, Erenik Beqiri. Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.

Gjatë ditëve të festivalit u mbajt edhe programi special “FOCUS 2021” në bashkëpunim me “Danish Film Institute”, ku u shfaqën filma, u zhvilluan debate dhe tryeza të rrumbullakta.

Duke pasur parasysh rregullat e pandemisë ky edicion pati shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit në Shqipëri dhe në botë.

Çmimet e “Tirana International Film Festival”:

Filmi më i mirë: Identifying Features nga Fernanda Valadez (Meksikë)
Regjisori më i mirë: A Fish Swimming Upside Down nga Eliza Petkova (Gjermani)
Skenari më i mirë: The Exam nga Shawkat Amin Korki (Gjermani)
BEST EYE ON TIFF: Botox nga Kaveh Mazaheri (Iran, Canada)
Filmi më i mirë i shkurtër: Menarca nga Lillah Halla (Brazil)

Filmi më i mirë i shkurtër Aksion: Titan nga Valéry Carnoy (Belgjikë)
Filmi më i mirë i shkurtër animacion: Heart of Gold nga Simon Filliot (Francë)
Filmi më i mirë nga studentë: Fall of the Ibis King nga Mikai Geronimo, Josh O’Caoimh (Irlandë)
Dokumentari më i mirë: A Rifle and a Bag nga Cristina Haneș, Arya Rothe, Isabella Rinaldi (Indi, Rumani, Itali, Katar)
Dokumentari i shkurtër më i mirë: Scars nga Alex Anna (Kanada)

SPECIAL MENTION SHORT DOCUMENTARY: 164880 nga Maria Falileeva, Alexandra Matveeva (Rusi)
Filmi më i mirë shqiptar: Disco Funeral nga Benart Laze (Shqipëri)
Filmi më i mirë i shkurtër nga Ballkani: The Criminals nga Serhat Karaaslan (Turqi, Francë, Rumani)
Video më e mirë Art&Eksperimentale: Passage Ann Oren (Gjermani)
Filmi më i mirë i shkurtër debutues “Ron Holloway”: House of Memory nga Sofía Rosales Arreola | Mexico | 2020 | 13′

ATSH

LEXO EDHE: “Zgjoi” hap “Tirana International Film Festival”