“Zgjoi” hap “Tirana International Film Festival”

Zgjoi

Edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival” ose TIFF hapet me filmin “Zgjoi” nga Blerta Basholli. Fitues i tri çmimeve kryesore në “Sundance Film Festival 2021”, festivalin më të rëndësishëm në SHBA.

Hapja e festivalit bëhet më 24 shtator në kinema Millenium. Dhe do të zhvillohet këtë vit nga data 24 deri më 30 shtator me drejtor Agron Domin.

Në Tirana International Film Festival do të shfaqen 112 filma në kompeticion në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike. Dhe do të jenë 110 filma jashtë kompeticionit me programet speciale.

Rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botës

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është ‘Oscar qualifying’. Dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për “Academy Awards” që do të mbahet për disa muaj.

Nga 40 vende të Evropës janë 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës së Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës së Jugut 66 filma. Nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma. Dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Ky edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit Hive (Zgjoi) nga Blerta Basholli në orën 19:00 në kinema Millenium. Dhe do të mbyllet po me një premierë kombëtare, është filmi “Looking for Venera” nga Norika Sefa. Fitues i disa çmimeve në festivale të huaja.

Katër juri ndërkombëtare

TIFF këtë vit do të ketë 4 juri ndërkombëtare, që do të vendosin për çmimet me prezencën e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare. Si: Mohamed Siam (Francë) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore. Si dhe të dy anëtarëve të “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” SHBA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Muresanu (Rumani), fitues “European Film Aëard 2020”.

Do të jenë gjithashtu në juri Giovanni Robbiano (Itali), Sandra Kaëar (Jordani), Simeon Ventsislavov (Bullgari), Alessandra Pastore (Itali), Nazl? Eda Noyan (Turqi). Maria Di Razza (Itali), Predrag Bambic (Serbi), Ismet Sijarina (Kosovë). Jean Paul Pauwels (Belgjikë), Barbara Gasser (Austri), Jen Alvares (USA). Sehad Cekic (Mal i Zi), Ben Apolloni dhe Erenik Beqiri. Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.

Gjatë ditëve të festivalit do të vijnë gjithashtu në Tiranë për të prezantuar filmat e tyre. Afro 30-40 regjisorë dhe producentë, që kanë konfirmuar deri tani ardhjen në festival.

“FOCUS 2021”, program special

“FOCUS 2021” do të jetë një program special në bashkëpunim me “Danish Film Institute” me filma, debate dhe tryeza të rrumbullakëta i quajtur “UN/DOGMATIC – Kinemaja Daneze”. Me 5 filma nga regjisorët më të famshëm e të vlerësuar sot në botë si Lars Von Trier dhe Thomas Vinterberg.

Duke qenë se jemi ende nën pandemi dhe masat parandaluese janë në fuqi. Ky do të jetë një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë./SI

LEXO EDHE: Filmi “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, çel edicionin e 18-të të TIFF