Nga Alket Skuka
Të kam ëndërruar ty. Mbrëmë, nën dritën e hënës.
Trupat tanë kaq ngjitur me njëri- tjetrin e puthjet mijëra kilometra thellë brenda nesh.
Nuk di shumë nga ëndrrat. As nuk më kujtohet mirë ajo.
As nga drita e hënës, nuk vendosja dot, nëse ti kishe hyrë në ëndrrat e mia, apo unë në të tuat.
Veç zgjimi ishte aq i trishtë sa me forcë shtrëngoja sytë, të të rikrijoja ty pranë vetes.
Mua, pranë teje./ ObserverKult
=============
Lexo edhe:
SONTE KAM ËNDËRRUAR TË KTHEHEM TE TI…
Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Nin, edhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.
Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë… Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet.
Në vazhdim do t’ju paraqesim një nga letrat që Anais ia dërgoi Henrit:
“Henri,
O i dashuri im i shtrenjtë, grise letrën që të kam dërguar sot. Midis përkëdheljeve të Hugos, të dëshiroj dëshpërimisht. Dua fuqinë dhe butësinë tënde.
Dua duart e tua, gjithçka. Nuk e kupton se çfarë gjërash kujtoj dhe dëshiroj? Por e gjithë kjo situatë më çmend kur imagjinoj, ndiej ose kur të shkruaj gjithë këto gjëra me fytyrën e Hugos të gozhduar mes meje dhe letrës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU