Timo Flloko: Pengu

puthjet timo flloko braktis

E ngarkova dhe pengun e fundit, ika.
Koha kujtimet, si era gjethet, shkundi…
Më lehtë do ta mbaja qiellin mbi vete,
Se peshën e atij vështrimi të fundit.

Ish vështrimi i lamtumirës, që s’harrohet,
Pas mbetet, s’fshihet përngaherë,
Koha si një foto të vjetër e zbeh,
Veç dhimbjen s’ia heq asnjëherë.