Keni dëgjuar e lexuar, për pëllumbat që dërgonin mesazhe nga largësi të mëdha. Por, këta shpendë të mrekullueshëm i kanë shërbyer kaq shumë njeriut. Nëse i shihni ngado teksa iu ulen para këmbëve, për ushqimin e përhapur enkas për ta, më herët ata qenë… shërbëtorët kaq të zellshëm e paqësorë!
Ishte viti 1907, kur Julius Neubronner, një farmacist gjerman, paraqiti një kërkesë për patentë për një shpikje të re, kamerën-pëllumb.
Pajisja ishte pikërisht një aparat i vogël, pajisur me rripa me një kohëmatës, në mënyrë që pëllumbat të mund ta mbanin dhe të bënin fotografi gjatë fluturimit.
Neubronner, fillimisht e provoi me pëllumbat e tij në shtëpi. Në vitet në vijim, ai shfaqi aparatin e tij në ekspozita ndërkombëtare, ku shiste edhe kartolinat e realizuara nga zogjtë.
Këto shpikje përfaqësonin një përparim për kohën, duke lejuar mbikëqyrjen me shpejtësi dhe rreze që më parë ishte e pamundur.
Megjithatë, nëse kamerat do të kapnin objektin e dëshiruar, varej nga fati dhe ”tekat e pëllumbave”.
Neubronner e realizoi kamerën e pëllumbave, për qëllime praktike. Në fillim, ai thjesht shpresonte të gjurmonte fluturimet e zogjve, por shpikja e tij përfaqësonte gjithashtu një arritje më sublime.
Në fakt, këto do të ishin pamjet e para të Tokës, nga qielli, përmes zogjve…
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
FOTOGRAFI TË RRALLA: POGRADECI I VITEVE TË ’80
Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit.
Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.
Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult