Në moshën 74-vjeçare nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta valltarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar kudo ku ka jetuar, Liljana Cingu.
Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, artisti Shkodran Tolaj përmes një postimi në Facebook, në emër të trupës artistike e administrative të IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e botën artistike me humbjen e valltares ikonë, Liljana Cingu.
“Lliljana Cingu, faleminderit që vallëzimin e fundit të jetës, ia fale Ansamblit Shtetëror Shqiptar në RMV në koncertet e nëntorit në Manastir e Shkup! I tronditur por jo i papërgatitur, mora lajmin për ndarjen tënde nga kjo jetë! Por vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht do jesh pranë nesh si hyjneshë e valles shqipe nga e cila do të duhej të mësonin shumçka, kërcimtaret e reja! Do të duhej të mësonin durimin tënd, sakrificën që deri momentin e fundit ti dedikohesh profesionit duke mbajtur veten në formën më të mirë fizike dhe në kondicion të tillë, sa dhe si 70 vjeçare të dukesh se fluturon në skenë!
Faleminderit që vallëzimin e fundit në skenë ia fale qytetit të shkronjave shqipe Manastirit duke na bërë aq krenarë! Faleminderit që pa asnjë hezitim përsërite këtë vallëzim të bukur në Shkupin që e doje aq fort deri në adhurim, në një koncert të nëntorit të vonuar ( kur po kujtonim dhe viktimat e aksident në Bullgari) që u mbajt më 19 dhjetor 2022 ku në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup ngrite në këmbë mbi 800 spektatorë që të kishin pritur vite të tëra për të të parë në atë skenë”, ka shkruar Tolaj.
Më tej Tolaj ka kujtuar momentet kur e ka njohur të ndjerën dhe i ka rastisur të jetë me një vend aty ku ka performuar.
“Liljana Cingun, pata fat ta njoh në vitin 2012 në Mal të Zi, në koncertet e mbajtura me artistë të mëdhenjë të skenës, në mesin e tyre Rexhep Çeliku, Mirush Kabashi e shumë të tjerë! Nuk e mendoja se më vonë do të jemi bashkëpunëtorë të ngushtë në punët e shumta artistike!”, ka shkruar Tolaj.
Postimi i plotë i Shkdoran Tolaj:
Lliliana Cingu, faleminderit që vallëzimin e fundit të jetës, ia fale Ansamblit Shtetëror Shqiptar në RMV në koncertet e nëntorit në Manastir e Shkup!
I tronditur por jo i papërgatitur, mora lajmin për ndarjen tënde nga kjo jetë! Por vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht do jesh pranë nesh si hyjneshë e valles shqipe nga e cila do të duhej të mësonin shumçka, kërcimtaret e reja! Do të duhej të mësonin durimin tënd, sakrificën që deri momentin e fundit ti dedikohesh profesionit duke mbajtur veten në formën më të mirë fizike dhe në kondicion të tillë, sa dhe si 70 vjeçare të dukesh se fluturon në skenë!
Liliana Cingun, pata fat ta njoh në vitin 2012 në Mal të Zi, në koncertet e mbajtura me artistë të mëdhenjë të skenës, në mesin e tyre Rexhep Çeliku, Mirush Kabashi e shumë të tjerë! Nuk e mendoja se më vonë do të jemi bashkëpunëtorë të ngushtë në punët e shumta artistike!
Me marrjen e detyrës si drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, kontaktin e parë e vuna me Lilin e cila me energjinë, elanin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm ishte e gatshme të jep kontribut të pakursyer në çdo moment! U gëzua si një fëmijë, kur ish – partneri i skenës Rexhep Çeliku u nderua me medaljen e ansamblit ( post mortum) madje mund të them më tepër se kur vet mori këtë medalje në Manastir, në koncertin e 22 nëntorit 2022 kur dhe u bë anëtare e nderit në institucionin për të cilin nuk kurseu kurrë vlerësimet më ekselente të shprehura publikisht! Në dhjetor të vitit 2022, kur më ndodhi një incident fizik në skenë, para koncertit në Shkup, nuk harroj kurr fjalët e saj: do buzëqeshësh, mos të shoh të dorëzuar, do shkosh edhe me “paterica” në skenë! Artisti nuk dorëzohet kurrë!
Dhe vërtetë Liliana ishte model i njeriut të madh dhe artistes shembullore!
Para një jave, dëgjova se me shëndet nuk i kishte punët mirë! Mora rrugë për ta vizituar në shtëpi ku na priti me po të njejtën buzëqeshje, e rregulluar dhe fisnike si çdoherë!
Në momentin që i përmenda disa nga miqtë tanë të përbashkët, pashë që i rrodhën lotët sikur e dinte se nuk do ti takojë më! Pas ndarjes me të, isha thellësisht i prekur dhe i vetëdijshëm që skenës dhe jetës sonë artistike po i shkëputet një yll kurse Ansambli shqiptar po humb një mikeshë të madhe!
Faleminderit që vallëzimin e fundit në skenë ia fale qytetit të shkronjave shqipe Manastirit duke na bërë aq krenarë! Faleminderit që pa asnjë hezitim përsërite këtë vallëzim të bukur në Shkupin që e doje aq fort deri në adhurim, në një koncert të nëntorit të vonuar ( kur po kujtonim dhe viktimat e aksident në Bullgari) që u mbajt më 19 dhjetor 2022 ku në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup ngrite në këmbë mbi 800 spektatorë që të kishin pritur vite të tëra për të të parë në atë skenë! Edhe në atë moment falje aq dashuri dhe mbështesje aq shumë të rinjtë duke i vlerësuar sikurse tek “Vallja e çobanit” të cilën e solle së bashku me vallëtarin Ilir Loku e që padiskutim në arkivën e ansamblit shqiptar, do të jetë vlerë e pazëvendësueshme!
Sot na ike, pikërisht në 88 vjetorin e lindjes së mësuesit tënd të jetës Besim Zekthi duke u bashkuar me të dhe mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku për të ndriçuar përjetësisht memoaret e valles shqipe!
Në emër të trupës artistike e administrative të IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqipe në RMV, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e botën artistike!
Lamtumirë, nderi i kombit shqiptar!
Isha i privilegjuar dhe përjetësisht i nderuar që të pata mike e bashkëpunëtore besnike!
Me shumë dhembje, përkulje e krenari për veprën tënde
Shkodran Tolaj- drejtor i Ansamblit shtetëror shqiptar në RMV.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDRIÇIM ADEMAJ: NATËN E MIRË, JE MË E MIRË SE AJO
Poezi nga Ndriçim Ademaj
Unë e di që të pata dashur njëherë,
një datë që s’e mbaj mend mirë…
Ishte ftohtë atë natë
do të ketë dimër, gjithsesi
e palarë, e paemër
pa parfum dhe birrë,
njëqind herë e çshenjtëruar,
po, unë të pata dashur
më shumë se krejt shenjtët e botës…
Po, të pata pritur gjatë,
e ti s’pate ndejt gjatë,
ashtu- kështu do të bënim të zakonshmen
ta thithnim atë pak dashuri nga lëkurat e djersira
e pastaj të t’thoja
“Natën e mirë, je më e mirë se ajo!”
Unë të pata dashur njëherë
në një datë që s’e mbaj mend mirë…
Më shumë se krejt shenjtët e botës,
impotentët që s’kanë ditur kurrë të duhen ashtu si ne
e çka kanë bërë ata kur ti çmendeshe në orgazëm?
Kanë dhuruar lule, kanë renditur fjalë
për të dashurat e tyre shterpe…
Ti ishe aq pjellore
dhe nuk doje një të tillë atëherë,
prandaj më doje
mua flokëshprishurin
mëkatarin e çshenjtëruar për ty
njëqind herë…
Ne e dinim
dashuria ishte vec një kurvë ordinere
dhe ne ishim të tillë,
jo të shenjtë sic duhej të ishte ajo ditë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
DRITËRO AGOLLI: KUJDES ME FJALËN!
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.
Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult