Nga: Leon Tolstoi
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: SA PAK KËNDOJMË PËR GRATË TONA!
Sa pak këndojmë për gratë tona!
Për gratë të bukura e të mira
Që na përkëdhelin me duar të njoma
Kur kthehemi nga rrugë të vështira.
Gabohemi shumë, kur flasim e grijmë
Rreth gotës me birrë, rreth gotës me verëm
Se gjoja gratë tona e humbën freskinë
Se gjoja na ishin të këndshme njëherë!
Ah, vëllezër, s’humbet hijeshia e tyre!
Ato përtërihen, ato lulëzojnë
Mjafton të qëndrojnë pak në pasqyrë
Dhe bëhen prapë vajza të njoma!
E si të mos këndojmë , poetë
Për ato që kanë ditur në jetë
Të lindin kreshnikë e perri
Në maternitet e shtëpi
Në mal e në arë
Duke prerë dru e duke hedhur farë!
ObserverKult