Adhuroj gratë që nuk presin kurrë asgjë, nga askush…

Leo Tolstoy
Leo Tolstoi

Nga: Leon Tolstoi

Adhuroj gratë që nuk presin kurrë asgjë, nga askush, sepse shkojnë e marrin gjithmonë atë që duan.
Ato që dalin pa u lyer dhe ndihen të bukura gjithsesi. Ato që nuk thonë kurrë sesi janë, por mësojnë të tjerët si të jenë.
Ato që ecin gjithmonë me kokën lart, edhe kur bota do donte t’i fundoste.
Ato që thonë gjithmonë “të dua”, pa asnjë egoizëm, pa asnjë interes.
Ato që kanë shumë dashuri përbrenda dhe padashur ja falin edhe personave te gabuar…!

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: SA PAK KËNDOJMË PËR GRATË TONA!

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Sa pak këndojmë për gratë tona!
Për gratë të bukura e të mira
Që na përkëdhelin me duar të njoma
Kur kthehemi nga rrugë të vështira.

Gabohemi shumë, kur flasim e grijmë
Rreth gotës me birrë, rreth gotës me verëm
Se gjoja gratë tona e humbën freskinë
Se gjoja na ishin të këndshme njëherë!

Ah, vëllezër, s’humbet hijeshia e tyre!
Ato përtërihen, ato lulëzojnë
Mjafton të qëndrojnë pak në pasqyrë
Dhe bëhen prapë vajza të njoma!

E si të mos këndojmë , poetë
Për ato që kanë ditur në jetë
Të lindin kreshnikë e perri
Në maternitet e shtëpi
Në mal e në arë
Duke prerë dru e duke hedhur farë!

ObserverKult