ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për punën:
Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras
Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe
Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte
Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen
Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci
Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle
Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze
Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze
Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor. – Leo Tolstoi
Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi
Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludwig van Beethoven
Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri
Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau
ObserverKult
—————————————————————————
Lexo edhe:
TË BURGOSURIT PREJ ARI, SA FITONTE SHTETI SHQIPTAR NGA PUNA E NJË TË DËNUARI POLITIK
Sa shpenzonte dhe sa i jepte shtetit me punën e tij të detyruar, në minierë, një i dënuar politik. Përllogaritja që shpjegon pse çdo vit në Shqipëri të dënuarit kapërcenin kapacitetin e kampeve të punës
Quheshin politikë, por të dënuarit për krime kundër shtetit në Shqipëri, u kthyen shumë shpejt në një çështje ekonomie. Një llogari e shpenzimeve të një të dënuari politik dhe fitimeve që realizonte në minierë, tregon se ata që punonin në minierat e bakrit e piritit, ishin miniera ari për shtetin shqiptar.
Shumica e të dënuarve shpërndahej në kampe pune, por statistikat tregojnë që në kampet më të vështira, ato që u ngritën pranë minierave, përqindjen më të madhe e përbënin të dënuarit politikë dhe vetëm një pakicë ishin ordinerë, të cilët përgjithësisht sistemoheshin në pozicione “drejtuese” apo të privilegjuara brenda kampit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult