Tom Cruise, superhero i vërtetë- shpëton kameramanin që po binte nga treni gjatë xhirimeve

Tom Cruise tregoi që veprimet heroike nuk i bën vetëm në filmat e tij aksion, por edhe gjatë xhirimeve.

Aktori 58-vjeçar u fotografua duke ndihmuar një kameraman që po binte nga një tren. Tren që po lëvizte me shpejtësi, në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”.

Në skenat që po xhirohen në Angli, së bashku me Tom Cruise është edhe e dashura e tij, aktorja 39-vjeçare Hayley Atwell, transmeton ‘a2news.al’.

Edhe ajo ishte pjesë e skenave të rrezikshme. Duke vrapuar mbi një lokomotivë që ecte me shpejtësi.

“Mission: Impossible 7” do të shfaqet për herë të parë në kinema në fund të këtij viti.

LEXO EDHE: Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të xhirohet në hapësirë