Tom Jones: Më shpallën të vdekur, gjyshja më ringjalli me ujë të ftohtë

Këngëtari legjendar britanik, Tom Jones, e festoi dje 80-vjetorin e lindjes, kështu që gjatë tërë javës BBC Radio 2 emetoi rrëfime për të dhe krijimtarinë e tij.

Ai madje ishte edhe pjesëmarrës në programin e kësaj radioje, dhe me këtë rast zbuloi disa detaje interesante nga fëmijëria e tij.

Jones tregoi se si pas lindjes e shpallën të vdekur.

“Nuk e kam lëshuar asnjë zë, kështu që personeli mjekësor mendoi se jam foshnje e vdekur. Mamia i thanë nënës: ‘Më vjen keq, fëmija nuk merr frymë’. Fatmirësisht, aty ishte prezent gjyshja ime. E solli një enë të mbushur me ujë të ftoftë dhe më futi në të… Natyrisht, mënjeherë u bëra i gjallë. Gjyshja faktikisht më ringjalli “, tha ai, transmeton “ObserverKult”.

Përveç këtij incidenti në lindje, këngëtari me rastin e koncertit “online” “One World: Together At Home” e rikujtoi edhe fëmijërinë e vështirë në Uells, kur u sëmurë nga tuberkulozi, dhe u detyrua që për dy vjet të plota të qëndrojë i izoluar në shtëpi.