Këngë që s’harrohet/ “Të njoha ty” interpretuar nga Tonin Tërshana (teksti dhe kënga)

Tonin Tërshana është një prej artistëve të rrallë, që qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së, si 16 vjeçar, mori çmimin e parë për interpretim.

Më pas ai është paraqitur edhe në 20 edicione të tjera të festivalit dhe 4 herë është shpërblyer me çmimin e parë.

Ai u dekorua edhe me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin dhe këngën “Të njoha ty” të kënduar nga këngëtari Tonin Tërshana.

Ora trokiti tre,
Gjumi s’më zë përse, përse, përse.
Të zbardh mëngjesi pres,
Se dje ti buzëqeshur
Po vije drejt meje,
T’takova ty e dashur në stacion,
Sa e kam pritur kët’stacion!

Ecëm të dy,
Gjer në uzinë arritëm pa kuptu,
Krah për krah të dy,
Toka flakë prek mbi retë,
E s’ndahesha nga ty kish vajtur ora dhjetë!
Të shtrirë të dy!

Unë dashurin e ndjej që po më vlon më vlon,
Mëngjesin pres e fjalët e saj unë t’i dëgjoj përsëri,
Jo s’kam zbuluar jo një kontinent të ri,
Por njoha unë një vajz’ të thjeshtë,
E dashur për gjithnji
Të njoha ty.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përgatiti: ObserverKult

——————

Lexo edhe:

PAULO COELHO: UNË TË DUA… MOS U MËRZIT, DO TË KTHEHEM…