O det të dua kur çel agimi, E të parën puthje me aq mall më uron, Në breg tënd më lëshon mua gëzimi, O det i thellë sa shumë përngjason .
E du trazimin tand të pafashitun, Veç ti më magjeps dhe hovin tand e du, Më thërret dritë e jetës, Një kangë të flaktë me hartu, Më grish zani i jetës, një hymën të zjarrtë me këndu .
I kaltër si sytë e vashës sime, Pafund e i gjanë si e jona dashuri, Se ti m’jep gëzime, e më fal ma të kthjelltin frymëzim.
Andaj zemra ime të don ty, o det deti im, Se ti m’jep gëzime, e më fal ma të kthjelltin frymzim, Andaj zemra ime të don ty o det deti im.