Tradita 1000-vjeçare e prodhimit të sapunit Nablus në Palestinë në Listën e UNESCO-s

Tradita 1.000 vjeçare e prodhimit të sapunit Nablus në Palestinë është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së UNESCO-s, sesioni i 19-të i Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale do të mbahet në kryeqytetin e Paraguajit, Asuncion, në datat 2-7 dhjetor.

Në seancën e mbajtur më 3 dhjetor, “tradita e prodhimit të sapunit Nablus” në Palestinë u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Në prodhimin e sapunit Nablus, sapunit më të famshëm të Palestinës përdoren vaji i ullirit, hidroksidi i natriumit (NaOH) dhe uji.

Sapuni Nablus i Palestinës ka një histori 1000-vjeçare.

ObserverKult


Lexo edhe:

“K’CIMI I TROPOJËS”, ZYRTARISHT PJESË E UNESCO-S