Trafikonte vepra arti, vihet në pranga 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për trafikim të veprave të artit dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë bëhet fjalë për 45-vjeçarin Çim Proshka, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Gjatë arrestimit të tij, Policia ka sekuestruar 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike, që i përket kohës bizantine.
Dyshohet se Proshka e ka vjedhur atë në një kishë dhe do ta shiste kundrejt vlerave monetare.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./lapsi.al

ObserverKult