ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
“Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet” – Albert Einstein
“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria”. – Sokrati
“Mos ejani rrotull duke thënë se bota ju ka borxh jetesën. Bota nuk ju ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para jush”. – Mark Twain
“Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye” – Volter
“S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës” – Napoleon Bonaparte
“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh”. – Winston Churchill
“Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të mençur shumë vonë” – Benjamin Franklin
“Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotët jeni”. – Bill Gates
“Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet”. – Aristoteli
ObserverKult
Lexo edhe:
SAMUEL BECKETT: MOS MË PREK, MOS MË PYET, MOS MË FOL- THJESHT QËNDRO ME MUA
ObserverKult usa sjell disa thënie nga Samuel Beckett:
“Kemi lindur të gjithë të mërzitur. Disa mbeten të tillë”.
“Kërce fillimisht. Mendo më vonë. Është një rend natyral”.
“Provo sërish. Dështo sërish. Dështo më mirë”.
“Mos më prek! Mos më pyet! Mos më fol! Thjesht qëndro me mua!”
“Fjalët janë gjithçka që ne kemi”.
“Në jetën time, nëse mund ta përkufizojmë, kam pasur tri gjëra. Paaftësinë për të folur, paaftësinë për të qëndruar i heshtur dhe vetminë. Me to përpiqesha të bëja më të mirën e mundshme”.
“Sipas meje aty brenda kanë ekzistuar gjithmonë dy të marrë. Njëri që nuk do asgjë tjetër veçse të qëndrojë aty ku është, dhe tjetri që mendon se jeta mund të jetë më pak e hidhur në të ardhmen”.
“Asgjë nuk ndodh ndërsa vendos të presësh”.
“A nënkuptojnë me të vërtetë dashuri, ndërsa flasim për dashurinë?”
“Fjalët janë rrobat që veshin mendimet”.