Tragjike, dy të vdekur në koncertin e rikthimit të grupit ABBA

Dy persona humbën jetën ndërsa një i tretë mbeti i plagosur pasi një burrë ra nga shtatë kate lartësi në një sallë koncertesh në Suedi. Rreth 1000 vetë u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Upsala për të marrë pjesë në koncertin e grupit të famshëm të viteve 1980, ABBA.

Por rreth 30 minuta para se të niste spektakli, një burrë u rrëzua nga lartësia dhe përfundoi mbi dy persona të tjerë.

Ai ndërroi jetë, bashkë me njërin prej dy personave me të cilët u përplas, tha policia lokale, transmeton ‘a2news.com’.

Autoritetet thanë gjithashtu se burri që u rrëzua ishte rreth 80 vjeç, ndërsa viktima tjetër rreth 60 vjeç.

Incidenti tragjik ndodhi vetëm pak ditë para se ABBA të nxjerrë albumin e parë pas më shumë se 40 vitesh.

————————————————–

LEXO EDHE: PËRKEQËSOHET GJENDJA E CELINE DION: NUK MUND TË NGRIHET MË NGA SHTRATI

Një i afërm i saj ka treguar për revistën “Here” se shëndeti i Celine është përkeqësuar.

“Nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë dhe ka humbur shumë peshë.

Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit.

Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej”, u shpreh i afërmi, transmeton ‘lapsi.al’.

Stafi i Celine Dion zbuloi para pak kohësh se këngëtarja e saj ka anuluar të gjitha koncertet pasi ajo vuante nga spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve…


LEXO EDHE: PREJ DY VITESH NË LUFTË ME KANCERIN NË MUSHKËRI, NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR TURKE

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri.

“Ishte e sëmurë nga kanceri në mushkëri prej dy vitesh. Janë kryer operacione të shumta, por nuk arriti të mbijetojë. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në një postim në rrjetet sociale nga Haluk Levent i cili tregoi edhe për lajmin e hidhur

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU