Trashëgimia arkeologjike e Badovcit, qytetarët të vendosur të kundërshtojnë ndërtimet

Stoli mesjetare të shekujve X e XI pas Krishtit, të evidentuara në këtë vend, janë pjesë e një katalogu të botuar më 1988 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë, Muzeut Popullor të Beogradit dhe Muzeut të Kosovës.

Arkeologët thonë se artefaktet më të rëndësishme që janë gjetur në Badvoc janë pjesë e koleksionit që ndodhet në Beograd e që Kosova nuk ka arritur ta rikthejë as 20 vjet pasluftës.

Në kohën kur debati për ndërtimet rreth liqenit të Badovcit është në kulm, arkeologët e potencojnë rëndësinë arkeologjike të këtij vendi, për të cilin thonë se duhet mbrojtur e hulumtuar.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj ka thënë se kur po ndërtohej penda e liqenit për ujë të pijes, u gjetën gjurmët e një vendbanimi të periudhës parahistorike. Ai po ashtu deklaron se kjo pjesë nuk është hulumtuar nga arkeologët që nga vitet ’60, por, sipas tij, Badovci është një vend me rëndësi të madhe arkeologjike.

Ndërsa, Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, thotë se edhe arkeologët do t’i dalin në mbrojtje trashëgimisë arkeologjike të Badovcit. Sipas tij, institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë ruajnë artefakte të gjetura në Badovc, por shton se më të rëndësishmet ndodhen në Beograd.

Aktualisht janë mbi 20 mijë qytetarë që po e kundërshtojnë ndërtimin e një lagjeje luksoze vetëm 40 metra larg ujit të liqenit të Badovcit./ktv